Ndërron jetë mjeku dhe ish-ambasadori Shahin Kadare

0
152

Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit të njohur Ismail Kadaresë është ndarë nga jeta, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Shahin Kadare është një emër i njohur për opinionin publik shqiptar, pasi është ndër të parët doktorë të shkencave me një kontribut të rëndësishëm në studimet onkologjike.

Ai është botues i disa studimeve shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë. Shahin Kadare është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike.

Gjithashtu është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990. Shahin Kadare ka shërbyer pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here