Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu dhe shkrimtari i shquar, Fadil Kraja

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu dhe shkrimtari i shquar, Fadil Kraja. Ai lindi në Shkodër, ku dha dhe nëj kontribut të madh.

Kraja përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi dhe punoi si mësues për disa vite, ndërsa më pas si pedagog i letërsisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”,

Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ndërsa veprat e tij nuk luhen vetëm në qytetet shqiptare, por dhe në Kosovë e diasporë.

Fadil Kraja është fitues i dhjetra çmimeve letrare, sidomos në dramaturgji. Ai ishte nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i madh” nga ish-presidenti Rexhep Meidani. Ndërsa presidenti Ilir Meta me rastin e 70 vjetorit të themelimit të trupës profesioniste të teatrit “Migjeni” në Shkodër, e dekoroi shkrimtarin dhe dramaturgun me Urdhrin e Kalorësit të Flamurit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment