Ndërtoi pa leje/ Arrestohet 59-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka bërë të ditur sot se pas konstatimit të një ndërtimi pa leje në lagjen nr.2, në Ksamil, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. C., 59 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompetente, në oborrin e banesës së tij, 1 objekt me kolona dhe soletë betoni.

Poashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, ka kanosur shtetasin M. R, dhe i ka dhunuar banesën duke i dëmtuar portën hyrëse të banesës. Gjithashtu ky shtetas ka prishur qetësin publike dhe nuk u është bindur punonjësve të policisë për të ndaluar veprimet e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment