Ndërtuan pa leje në Sarandë/ Arrestohen katër persona, në kërkim kontraktuesi

0
150

Policia e Sarandës ka njoftuar sot arrestimin e katër personave, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ky i fundit i kishte kontraktuar punëtorët për të kryer punime brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, nё qytetin e Sarandёs.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra, deklaruan se në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, në lagjen numёr 3 tё qytetit, po kryheshin punime pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sh.A. 47 vjeç banues në Sarandë, F.B., 46 vjeç, banues në Mallakastër, E.P., 37 vjeç, banues në Delvinë dhe A.R., 51 vjeç, banues në Librazhd.

Nga hetimet e kryera dyshohet se punëtorët janё kontraktuar nga shtetasi A.R, dhe po kryenin punime për ndërtimin e një vile, tek “Kurora e qytetit”, e cila është zonë e mbrojtur.

Policia ka shpallur nё kёrkim A.R., 49 vjeç, i cili është banor i Sarandës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe  “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here