Ndodh në Carshovë, komshia i vjedh komshies së moshuar 700 mijë lekë

Ndodh që komshia të vjedhë komshien e vet.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çarshovë të Përmetit kur M.M 42 vjece duke përfituar nga mungesa e njerëzve në banesën e një të moshuare, i ka vjedhur asaj një shumë prej 700 mijë lekësh.

Kanë qenë specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë në Përmet ata që ndaluan 42 vjecaren e cila i gëzohej vjedhjes së sasisë së lekëve të komshies së saj 67 vjecares D.M.

Dy gratë kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën, por kjo nuk e ka penguar 42 vjecaren, të hynte në banesën e të moshuarës dhe aty të grabiste sasinë e lekëve që ndodheshin në brendësi të një sirtari rrobash në dhomën e gjumit.

Vetë e moshuara, ka denoncuar këtë rast në polici ku kjo e fundit ka dyshuar për autorësi, 42 vjecaren komshijen e saj.

Pasi është marrë në pyetje, 42 vjecarja nuk ka pranuar asgjë por thëniet kontradiktore e kanë zbuluar veprimin e dënueshëm dhe e kanë cuar në prangosje nga organet policore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Përmetit dhe ndaj saj rëndon vepra penale e vjedhjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment