Ndotja e ajrit/Shqipëria 100% e ekspozuar ndaj saj

0
155

Sipas një raporti nga Banka Botërore, në hartën e përpiluar, në bazë të tij vihet re se Shqipëria është në grupin e shteteve që ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit e ka 100%. Udhëzimi i Cilësisë së Ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetit thotë se ekspozimi afatgjatë për ata që jetojnë mbi një përqendrim mesatar vjetor PM2.5 prej 10 μg / m3 (mikrogramë për metër kub) janë në rrezik më të lartë të vdekshmërisë kardiopulmonare dhe mushkërive. Bazuar në këtë kriter, në vitin 2017, më shumë se 90 për qind e popullsisë botërore ishte e ekspozuar ndaj ajrit jo të shëndetshëm . Shkaqe të mëdha të ndotjes së ajrit të ambientit, siç renditen në Raportin e Shtetit të Ajrit 2019 përfshijnë emetimet nga automjetet, termocentralet që digjen qymyrin, emetimet industriale dhe shumë burime të tjera njerëzore dhe natyrore. Ekspozimi mesatar ndaj ndotjes së ajrit është gjithashtu i lartë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, për shkak të pjesës së pluhurit nga shkretëtira e Saharasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here