Ndotja e mjedisit në Gjirokastër /Golemi: Do nisim aksionin për të dënuar ndotësit

0
224

Kudo në qytetin e Gjirokastrës shihet qartazi ndotja e mjediseve në të gjitha format. Por për këtë kryebashkiaku Flamur Golemi fajin ua lë qytetarëve të cilët i quan të papërgjegjshëm . Sipas tij gjatë ditëve në vijim do të fillojë dhe aksioni i gjobave për të dënuar ndotësit e mjedisit.
Golemi: ” E kemi detyrë, unë i pari deri tek punonjësi më i thjeshtë për të mbajtur ambjentin ku jetojmë pastër.Me keqardhje them , ne pastrojmë, në një kohë të shkurtër qytetarë të papërgjegjshëm vazhdojnë dhe ndotin mjedisin por harrojnë që kjo është në dëm të shëndetit të tyre e fëmijëve të tyre. Ne do të vazhdojmë pastrimet edhe në zona si Lazarat, Cepo etj .Ka ardhur momenti që të veprojmë, të gjobisim , të bëjmë shembuj, do jem unë i pari që do të shkoj në aksionin për të dënuar, gjobitur ndotësit e ambjentit!”.
Por përveç faktit që ka njerëz të papërgjegjshëm ka gjithashtu dhe institucione që nuk e bëjnë punën siç duhet .Mungesa e koshave të mbeturinave në zona të ndryshme të qytetit dhe rrethinave nuk është papërgjegjshmëri e qytetarëve, mos pastrimi nga ana e punonjësve përkatës të shërbimeve publike gjatë kohës së caktuar nuk është papërgjegjshmëri e qytetarëve, të cilët shkojnë tek vendet ku janë koshat dhe i gjejnë të tejmbushur ndërsa i lënë aty me ditë të tëra . Pra nëse masat gjobat etj dënime që kryebashkiaku synon të vendosë për qytetarët , duhet ti fillojë nga punonjësit e caktuar për këtë , pasi çdo banor paguan taksa si për pastrim ashtu dhe gjelbërim por asnjëra as tjetra në qytet nuk ekziston .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here