Ndryshime në kodin penal në Shqipëri Burg kush përgjon politikanët

0
245

Ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan në seancën e fundit të legjislaturës parlamentare që u mbyll në fundin e muajit korrik janë botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, çka nënkupton se fillon zbatimi i tyre. Sipas legjislacionit të ri ndëshkime të rrepta do të ketë për disa kategori. Bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me shkelje të caktuara që cënojnë shëndetin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve. Disa nga shkeljet më kryesore lidhen me neglizhencën në trajtimin mjekësor, mashtrimin me cilësinë e ushqimeve, cënimi i privatësisë, rreziku që vjen nga qentë e rrezikshëm, ndotja e mjedisit dhe shumë të tjera. Nëse u referohemi shifrave në botë rreth 2,6 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak se janë bërë viktima të trajtimeve të gabuara mjekësore apo ilaçeve jo të duhura.

Sipas Kodit të ri Penal, neglizhenca në trajtimin mjekësor dënohet nga gjobë deri në dy vite burg, ndërsa mashtrimi me produktet ushqimore që kanë të bëjnë me cilësinë, kushtet apo datën e skadencës dënimi shkon maksimalisht në 10 vite burg. Por ky ligj me dënime të ashpra përfshin edhe raste të ndërhyrjes në jetën private me përgjime, përndjekje, regjistrime, apo gjobë. Për këto lloj veprash penale dënimi i parashikuar shkon deri në 3 vjet burg. Ky ligj vlen edhe në rastet e përgjimeve telefonike. Sipas hartuesve të ndryshimeve në Kodin Penal, që tashmë është në fuqi, indicia për këtë erdhi nga ato që kanë ndodhur deri më tani me përgjimet e zyrtarëve të lartë, apo politikanëve. Në ligj saktësohet se nëse Drejtësia nuk merr vendim të formës së prerë, atëherë “prodhuesi” i përgjimeve do të duhet të dënohet me 3 vjet heqje lirie. Një tjetër masë e rëndë dënimi është edhe braktisja e kafshës, ku dënimi shkon deri në 10 vjet burg. Gjithashtu dënimet janë në masë të rëndë, në ndotjen e arjit, prishjen e qetësisë publike, apo shkeljen e të drejtave të autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here