Ndryshimet në drejtim të administratës publike në Gjirokastër, do të prekin edhe drejtuesat socialistë.
Institucioni i parë që do të preket, është Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ku drejtuesja e këtij inspektoriati Mirela Cabeli, do të zëvendësohet.
Burimet nga Drejtoria qëndrore e këtij inspektoriati, konfirmojnë lëvizjen e zonjës Cabeli nga ky post në kuadër të ndryshimeve tek drejtuesit e cdo inspektoriati në qendër Qarku.
Emri i cili do ta zëvendësojë, është Nertil Nebiaj, kryetar i PS për Njësinë Administrative Lunxhëri me profesion jurist.
Zoti Nebiaj pritet të emërohet në këtë post brenda muajit tetor pas disa procedurave që janë pjesë e burokracisë.
Më parë Nertil Nebiaj, ka qenë jurist në Zyrën Rajonale të Pasurive të Paluajtshme por LSI ndërhyri deri në shkarkimin e tij nga kjo detyrë ashtu sic ka operuar për cdokënd socialist që nuk ishte në unison me politikën e saj grabitëse në administratën shtetërore.
Zoti Nebiaj konsiderohet si një ndër juristët me potencial në radhët e PS në Gjirokastër dhe me gradë “Master” për jurispudencë.
Rezultati spektakolar që PS ka arritur në zgjedhjet e fundit në Lunxhëri, mesa duket është një prej arsyeve që Nebiaj të shpërblehet me post drejtuesi.