Ndryshime ne kryesi dhe Këshillin Kombëtar të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka propozuar ditën e sotme emrat e rinj që zëvendësojnë anëtarët e shkarkuar dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar.

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, mësohet se Basha ka propozuar për Kryetare të Këshillit Kombëtar, Arta Sakjan.

Ndërkohë sekretari për Çështjet Zgjedhore është propozuar, Indrit Sefa; sekretar për pushtetin Vendor, Roland Bejko, sekretar për Diasporën; Kreshnik Çollaku, sekretar Organizativ, Flamur Hoxha.

Po ashtu janë propozuar dhe emrat për të zëvendësuar anëtarët e shkarkuar të Kryesisë. Elidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu, propozohet të jenë emrat e rinj në këtë forum.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment