Ndryshime te Luftëtari, i largohet një futbollist

0
136

Problemet te Luftëtari po shtohen dita ditës. Nga skuadra është larguar sulmuesi Realdo Fili. Lajmi është bërë i ditur nga vetë 23-vjeçari nëpërmjet një postimi në Instagram ku thotë se ka mbyllur aventurën me gjirokastritët dhe është në pritje të një tjetër bashkëpunimi.
“Nga sot jam një lojtar i lirë dhe i hapur për bashkëpunime të reja”, ishin fjalët e Filit. Në këtë formë, bluzinjtë humbasin një element të çmuar, edhe pse në fakt vetë drejtuesit kanë ndikuar në këtë vendim teksa gjatë pjesës së parë të sezonit e dënuan Filin duke e dërguar në ekipin B, pas një përplasje me tifozët. Kjo ishte edhe një mbyllje e bashkëpunimit me menaxherin Elton Marini.
Mbetet për t’u parë se ku do të vazhdojë aventura e Realdo Filit, i cili do ishte një përforcim me vlerë për skuadrat e Superiores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here