Ndryshime te Luftëtari,trajner e drejtor i ri teknik

0
180

Luftëtari ka nisur sot stërvitjen me një grup të cunguar lojtarësh , pasi shumica e titullarëve mungonin , por me të tjera ndryshime.Luftëtari do të ketë trajner dhe drejtor teknik të ri.Drejtor teknik do të jetë ish – trajneri i Partizanit, Nikolin Çoçlli. Këtë pozicion në klubin gjirokastrit e ka mbajtur Klodian Duro , i cili më pas u tërhoq. Çoçlli është një emër i njohur i futbollit shqiptar , teksa ka luajtur për ekipe si Partizani dhe Tirana , duke fituar tituj kampionë në vitet ‘ 90.
Shqetësuese te gjirokastritët është ana financiare , me drejtuesit që nuk kanë mbajtur ende premtimet .

Gjithçka mbetet për t ’ u parë se si do të operojë në merkato klubi bluzi , teksa largimet pritet të jenë të shumta duke filluar nga kapiteni Rapo, sulmuesi Fili etj .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here