Ndryshon buxheti i 2020-ës, qeveria nuk prek asnjë qindarkë nga koncensionet për rindërtim

0
151

Buxheti i shtetit 2020 ka ndryshuar nga varianti i tij fillestar, duke reflektuar nevojën për marrjen e masave për për përballimin e dëmeve të tërmetit të nëntorit të këtij viti.
Sipas relacionit për disa ndryshime në projektligjin buxhetin e shtetit 2020, ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me krimin e fondit të rindërtimit. Ky fond parashikohet të jetë 20 miliardë lekë për vitin 2020, ng atë cilat 13 miliardë lekë do të financohen nga buxheti i shtetit dhe 7 miliardë lekë nga donatorët.
Ky fond mund të rritet gjatë vitit në rast se rriten donacionet që kanë për qëllim rindërtimin e vendit.
Ky fond do të trashëgohet në vitin pasardhës, me qëllim mbulimin e të gjitha kostove të mundshme të pasojave të tërmetit. Në kuadër të masave financiare të ndërmarra për shkak të tërmetit, në projektbuxhetin e vitit 2020 parashikohet, gjithashtu, të shtohet edhe një fond prej 1.2 miliardë lekësh në programin “Strehimi”, i cili do të gjenerohet nga reduktimi, në të njëjtën masë, i shpenzimeve kapitale për projekte të reja.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se duke u nisur nga situatat aktuale e cila kërkon marrjen e masave financiare nga dëmet e tërmetit projektbuxheti do të kërkojë ndryshime të rëndësishme në numra ku vendin kryesorë e zë krijimi i fondit të rindërtimit. Ky fond parashikohet të jetë 20 mld lekë nga të cilat 13 mld lekë do të financohen nga burimet e brendshme dhe 7 mld lekë do financohen nga donatorët. Ky fond mund të rritet gjatë vitit në rast se rriten donacionet dhe për këtë arsye do të reflektohet nga të ardhurat nga grantet sot dhe në shpenzimet brenda fondit. Ky fond do të trashëgohet në vitin pasardhës me qëllim mbulimin e të gjitha kostove të mundshme të pasojave të tërmetit, qoftë pjesa e granteve qoftë pjesa e financimit të brendshëm. Në projektbuxhetin 2020 parashikohet të shtohet edhe një fond prej 1.2 mld lekësh për bonusin e qerasë në mënyrë që të garantohet strehim për familjet që kanë humbur banesat I cili do të gjenerohet nga reduktimi në të njëjtën masë I disa shpenzimeve pa prekur fondin e rindërtimit.
Rialokohen shpenzimet kapitale
Ndryshimet në buxhet parashikojnë dhe rialokimin e shpenzimeve prej 6 miliardë lekësh nga projektet e reja në projektet prioritare dhe ato të lidhura me emergjencën. Ndërkohë që nuk ka informacion për prekjen e fondit të parashikuar për koncesionet, që në draftin fillestar ishte rreth 15 miliardë lekë, ose sa 17% e totalit të shpenzimeve kapitale.
“Neni i rindërtimit”
Fondi i Rindërtimit prej 20 miliardë lekësh, cili përdoret për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, përbëhet nga:
– Grante 7 miliardë lekë;
– Shpenzime të buxhetit të shtetit 13 miliardë lekë. Fondi prej 20 miliardë lekësh tejkalon kufijtë e shpenzimeve buxhetore për çdo ministri dhe program buxhetor, të miratuar në tabelën 1 të nenit 10 të këtij ligji. Çdo e ardhur në formë granti, me destinacion përballimin e pasojave të tërmetit, mbi tavanin prej 7 miliardë lekësh, rrit në të njëjtën masë të ardhurat dhe shpenzimet e Fondit të Rindërtimit, duke shtuar kufijtë e miratuar në nenet 1, 2, 8 dhe 10, si dhe kufijtë e miratuar në tabelat I dhe 4 të nenit 10 të këtij ligji.
Në fund të vitit buxhetor, fondet e pashpenzuara trashëgohen në vitin pasardhës dhe përdoren për të njëjtin qëllim. Mënyra e përdorimit të Fondit të Rindërtimits programet buxhetore ku do të alokohet, si dhe institucionet dhe agjencitë zbatuese të tij, përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.”
Krijohet Fondi i Rindërtimit në vlerën 20 miliardë lekë.
Rialokohen shpenzimet kapitale prej 6 miliardë lekësh nga projektet e reja, në projektet prioritare në vazhdim dhe në ato të lidhura të emergjencës, si më poshtë:

  1. Shtohen shpenzimet për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në vlerën 3 miliardë lekë, nga të cilat:
    ➢ 2.5 miliardë lekë shpenzime kapitale; ➢ 0.5 miliardë lekë shpenzime korrente.
  2. Shtohen shpenzimet në Fondin e Zhvillimit Shqiptar me 1.5 miliardë lekë.
  3. Shtohen shpenzimet kapitale në Ministrinë e Bujqësisë me 0.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e digave.
  4. Shtohen shpenzimet korente të Ministrisë së Financave, në programin “Strehimi” në vlerën 1.2 miliardë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here