Në Malshovë kanabisi sheshit, policia arreston dy pleq

0
189

Në Këlcyrë goditen dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke sekuestruar 54 kg kanabis si dhe një armë gjahu. Policia e Përmetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë në zonën e fshatit Malshovë në Bashkinë e Këlcyrës, pas informacioneve që kishte, për egzistencën e sasive të kanabisit, në dy prej banesave të këtij fshati. Uniformat blu kanë arrestuar Theofan Titon 57 vjec dhe Manol Qorrin 73 vjec të dy nga fshati Malshovë pasi i’u gjetën sasi kanabisi në banesat e tyre. Në banesën e Titos, uniformat blu dhe specialistët e antidrogës, kanë zbuluar 38 kg kanabis të fshehura në tri thashë plasmasi. Vetë Tito nuk ka bërë rezistencë ndaj aksionit policor dhe nuk dha asnjë spegim për prezencën e kanabisit në banesën e vet. Më pas kontrolli u shtri në banesën e Manol Qorrit 73 vjec disa metra larg banesës së mëparshme. Kanabisi në banesën e Qorrit, ishte fshehur brenda një fuçie plastike ku pas peshimit, rezultoi të ishte 16 kg. Policët me këtë rast, zbuluan edhe vendndodhjen e 13 fishekëve dhe një armë gjahu të cilën Qorri e mbante pa leje. Nuk dihet ende lidhja mes Titos i cili ka qenë më parë i dënuar për vrasje dhe Qorrit për rastin e prezencës së kanabisit në banesat e tyre. Organet hetimore po punojnë në këtë drejtim, ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre, i kaluan organit të akuzës në Përmet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here