Në ndihmë të Kryeministrit

0
456

 

Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama do jetë sot përgjatë gjithë ditës për një vizitë pune në Qarkun e Gjirokastrës.

Shpesh e kemi dëgjuar të thotë se opozita është më e keqe se vet trafikantët e kanabisit sepse kritikojnë policinë si të implikuar në mbjelljen, kultivimin dhe trafikimin e hashashit dhe si bashkëpuntore  të trafikantëve më të famshëm rajonalë.

Për ta ndihmuar Edi Ramën dhe për të hequr cdo lloj dyshimi se ai dhe shpura e tij që nga Ministri i Brendshem dhe deri te drejtoret e policisë, shefat e komisarjatit, oficerët ë antidrogës, krimeve, SHKB-së , inspektorët e zonave, administratorët e zonave, kryetarët e bashkive, drejtorët e drejtorive rajonale pra, të gjithë këta që në pjesën më të madhe do jenë pjesë e shpurës dhe dëgjuesit  më të vëmendshëm në auditorin ku Rama para se të bëjë  llomotitjet e tij të zakonshme kunder opozitës e ftoj publikisht Kryeministrin të bëjë disa shtesa në axhendën e tij.

  1. Nëse vjen në Gjirokastër me helikopter e ftoj të kalojë mbi zonat ku mbillet hashah por që policia nuk i shikon; Ta fillojë nga Progonati, për të dalë në Përmet. Pyjet e kanabisit janë kudo. Nëse do vijë direkt në Gjirokastër le të fluturojë mbi luginën e Kardhiqit, Labovë të Zhapës, në Cajup, në gjithë zonën e Lunxherisë të dalë mbi Arshilengo, të kalojë mbi Pjesak, të shkojë në Polican dhe Skore, dhe të mos harojë, por ta marë me vete Drejtorin e Policisë së Qarkut, shefat e komisarjatit Tepelenë, Gjirokastër e Përmet, Kallucin e SHKB, administratorin e Lunxhërisë dhe ca drejtorë… pa haruar Prefektin, Tavon dhe Ramin e Bashkisë. Në muhabet e sipër le ti pyes këta se mos ka ndonjë të afërm,familjar a shok të implikuar në këto punë?
  1. Nëse do vijë në Gjirokastër në rrugë automobilistike, le të ndalojë ku të dojë në aksin  rrugor Kras-Tepelenë, të dalë nga makina dhe të marë pak “ajër të pastër”. Po ti ketë hundët të lira, do ti mbushen mushkëritë me aromë hashashi. (Të vetmit që nuk e ndjejnë këtë aromë janë ata që nga hundët thithin kokainë, thonë specialistët).
  1. Meqë vizitën e parë do ta zhvillojë në fshatin Arshi Lengo, tre kilometra përballë Gjirokastrës, e ftoj të hipi ne xhipin e drejtorit të policisë,  dhe bashke me të, të shkojë jo më larg, por pas kodrave të  fshatit Arshi Lengo e më pas të ngjitet lart pranë fshatit Dhoksat nën shoqërinë e administratorit të Komunës Lunxhëri. Po nuk i dolën maskat në rrugë për ta kthyer mbrapsht, mirë është të shkojë edhe në Cajup. Zonë e bukur është edhe Policani e Zagoria, po i doli koha nuk do ishte keq ti vizitonte.

Në gjithë këtë itinerar që unë i propozoj  Kryeministrit  që ta përfshijë në axhendën e tij, jam i bindur që do të befasohet nga zhvillimi me ritme galopante i “bujqësisë dhe produkteve bujqësore”, bio, të stinës. Gati për eksport për tregun botëror.

Pastaj ka të drejtën hyjnore ta anatemojë opozitën si shpifëse dhe si forca politike më e rrezikshme se dhe vet krimi sic i pelqen ta thotë gjithmonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here