Sot në Shqipëri vetëm Lazarati nuk mbjell hashash

Drogat, Lazarati, prodhimi i të cilit ka filluar të mbërrijë në Zvicër është kthyer në kryeqytetin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Trafiku i dukshëm është ndaluar, por ka rifilluar në fshatra të ndryshme nën mbrojtjen e pushtetit.

Eshtë mesditë në Lazarat.

I boshatisur në mesdite ky fshat i vogël i jugut të Shqipërisë është i zhytur në torpiadën e verës. E vështirë të besosh që ky lokalitet me më pak se 7000 mijë banorë mund të ketë qënë në kryefaqet e gazetave të mbarë botës gjatë verës së vitit 2014.

Në një video realizuar nga turistë Hollandezë  duken qartë banorë që mbjellin kanabis në bahçet e tyre dhe kjo ishte tashmë e perhapur kudo, ndaj dhe fshati i vogël ishte quajtur “mbreteria e drogës europîane”

Me të mberritur në pushtet, partia socialiste, nën presionin e CE vendosi të stoponte kultivimin e kanabisit në Lazarat duke dërguar atje forca ushtarake. U ndaluan rreth 150 persona kryesisht fshatarë  të thjeshtë. Aktualisht shënjat e kultivimit të kanabisit janë zhdukur.

Në momentin që ne po afroheshim në të vetmen kafene të Lazaratit një i ri aty na shpjegon: “përpara se qeveria të ndërrohej ne kultivonim kanabis dhe ishim të mbrojtur. Sot prodhimi është çvendosur lart në kodra.”

Që nga rënia e komunizmit dhe të liderit Enver Hoxha, partia socialiste dhe partia demokratike kanë drejtuar vendin.  Secila ka bastionet e veta dhe sa herë merr pushtetin i shperblen ato.

Të mësuar tashmë me këto rotacione pushteti Rakim është disi i sikletosur. Ulur në furgonin e tij nën hijen e një pike karburanti në afërsi të qytetit të Gjirokastrës, shoferi pret pasagjeret e rrallë. E pyesim për situaten ekonomike të trevës dhe ai shkrihet së qeshuri: “ Këtu i vetmi burim të ardhurash është kanabisi”. Shoferit i kujtohet koha kur autobuzat në drejtim të Lazaratit ishin plot e perplot, “ka dy vjet, gjate korrjeve kishte rreth 2000 persona që ngjiteshin në fshat cdo ditë.

Sot ajo ca ndodhte në Lazarat është duke ndodhur në rrethinat e Tepelenës. Punëtorët sezonale janë ende këtu, thjesht kanë ndërruar vend”,  tregon ai.

Qytet i vogël vetëm disa km nga Lazarati, Tepelena po jeton një rini të dytë… e harruar nga pushteti që nga rënia e komunizmit ajo ka ndryshuar rrenjësisht që nga ardhja në qeverisje të socialisteve në 2014. E shtuar me kalldrëme dhe mbushur me pemë të krasitura bukur, qyteti shndrit. Kafenetë e reja ndjekin njëra tjetrën në bulevardin kryesor. Për Kushtrimin, një arkitekt i krahines aty, nuk është rastesi gjithe kjo: “Shefi i policisë shqiptare është nga qyteteti ynë ashtu si dhe pjesa derrmuese e vatësve të tij. Mbyllin sytë për keto trafiqe si dhe marrin përqindjen e tyre mbi to. Baret dhe lokalet që janë hapur i japin mundësi të pastrojnë lekët e droges më lehtësisht”.

Kryetari i bashkisë së qytetit Tërmet Peçi, e meriton tamam emrin e tij. Personazh shume i diskutueshëm, i dënuar shumë herë jashtë vendit është gjithë kohës i akuzuar si pjesëtar aktiv në trafikun e narkotikeve që gangrenizon vendin. Në këtë qark të Shqipërisë, kultivimi i kanabisit si dhe implikimi i qeverisjes vendore duket se është si sekreti i “POLOCHINELLE”. Në dalje të Tepelenës, njerëz të zonës na tregojnë një nga fshatrat malore ku cdo gjë ndodh në mes të ditës.

Në një restorant të vogël në fillim të rrugës, ne u pikasëm nga klientët që ishin aty. Pas pyetjeve dhe interesimit tonë për sa i përket kamioncinave që shkonin e vinin nga qyteti në mal, pronari hedh një vështrim nervoz duke bërë shenjë nga e djathta e tij drejt dy tipave të fortë diku te të tridhjetat që mbanin syze të zesa me kokë të rruar. “Ju nuk mund të shkoni më tutje. Lart në mal ka persona të armatosur me armë automatike. Këta dy tipat tashmë me pyeten se çfarë po kërkoni ju këtu. Duhet të ikni, është e rezikshme”, pas shumë përpjekjeve të pa suksesëshme, një shofer i cili kishte një taksi të improvizuar na propozoj të na conte të shihnim nga afër disa parcela kanabisi. Dhe kështu u nisëm dhe vazhduam për gati gjysem ore në një rrugë të thepisur. Rruga malore dukej e abandonuar. Befas makina ndalon, “zbrisni ketu.” Do të ecim në këmbë përgjatë tre kilometrave për të mbërritur në destinacion na tha shoferi. Duke ecur, andej këtej parcela kanabisi  shtriheshin kudo të pajisura me sisteme vaditjeje të sofistikuara. Të fshehura mes bimësisë, ato nuk binin thajse fare në sy.

Sa ketej andej, kova me pleh gjendeshin përtokë. Sapo munëm të bënim disa foto, befas një makinë mbërrin aty pranë dhe ndalon. U fshehëm menjëherë mes bimësisë gati të shtrirë përtokë në pritje që ajo të largohej. Këto lloje parcelash ishin veçse maja e ajzbergut. Pjesa më e madhe e fushave me kanabis shtrihen në hektarë të tërë dhe ruhen nga njerëz të armatosur 24 orë në 24, gjë që i bën ato gati të pa penetrueshme. Totalisht i profesionalizuar, kultivimi i kanabisit është kthyer në çështje shtetërore (affaire d’Etat). Pikërisht ky profesionalizim shqetëson Sajmirin. Ky ish drejtor i një grupi studimi mbi krimin e organizuar në Shqiperi që preferon të rrijë anonim për arsye sigurie tregon: “parpara kultivimi i kanabisit ndodhte vetëm në Lazarat. Sot, është i vetmi fshat ku nuk ka më !

Ajo cfarë ka ndryshuar është niveli i lartë i përshakllëzimit  të kultivimit. Sot trafikantët përdorin aviona dhe mjete ushtarake për transportin e drogës që kultivojnë në të gjithë vendin.”

Ai shpjegon që një pjesë e madhe e farërave vjen nga Lazarati ku vetëm disa fshatarë janë arrestuar. Goguenard, shton se: “në rregull të përgjithshëm policia arrin të kapi vetëm 10% të sasisë së drogës që kalon. Policia shqipëtare pretendon se sekuestron rreth 500 kile në ditë, po ju lë ti bëni vetë llogaritë…

“Të kultivuara pjesën më të madhe të rasteve në terrene që nuk janë pronë e dikujt, kanabisi mbulon kodra të tëra që shtrihen në shumë e shumë kilometra. Cmimet kanë arritur majat dhe prodhimi kanabisit do vërshojë në Europë duke filluar nga vjeshta e këtij viti.                                                                  La Guardia di Finanza sapo ka realizuar një kapje të 1200 kg kanabis në Leçe, në jug të Italisë, në fillim të shtatorit. Për sa i përket Zvicrës, Fed Pol afirmon që është ende herët dhe që lufta kundër drogës është çështje që duhet të paraprihet në nivel kantonal.

Në një kohë kur kanabisi është substanca për ëe cilën një numër shumë i madh shkeljesh janë regjistruar në Zvicër (39.9% e të gjitha shkeljeve për sa i përket substancave të ndryshme për vitin 2015), shifrat reale për sa i përket sasisë se kanabisit të kapur në territorin e Zvicrës mungojnë.

Policia e Gjenevës konfirmon ndërkohë se trafikantë heroine nga Shqipëria kanë tashmë filluar të trafikojnë kanabis dhe kështu të zënë territorin. Në anën e Lozanës, shtojne se: “Shqipëria dhe Maroku janë burimi kryesor i marijuanës në Zvicër.” /Lapsi.al

9 tetor 2016 – Antoine Harari, i dërguar special në Lazarat (Albanie)

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment