Në vend të testonin falas në Tepelenë e Kakavijë, zhgërryheshin në vakanca luksoze

0
211

Nga Sali Berisha.
Kriza humanitare në Kakavijë ishte krizë e paralajmëruar. Autori i saj më kryesor është Edvin Hajduti!
Një dramë e madhe, një kalvar i vërtetë njerëzor në kushte të një të nxehti afrikan u zhvillua prej 5 ditësh në Kakavijë.
Me dhjetëra mijëra shqiptarë me banim dhe punë në Greqi u bllokuan ditë e netë në rradhë të gjata 30-40 km, të panjohura më parë në autostradën Gjirokastër – Kakavijë.
Kushtet e tyre pa ujë, ushqim, ilaçe, menaxhimi i krizës, ishin çnjerezore.
Kjo ishte një krizë plotësisht e paralajmëruar, së pari sepse dihej se këto ditë do të riktheheshin në Greqi dhjetëra mijëra emigrantë që kishin ardhur për pushime nga Greqia.
Se dyti, dihej qe pala greke kishte vendosur si kusht per ata qe hyjne ne Greqi te bejne testin e Covid19 dhe se treti, menaxhimi i krizes Edvin Hajduti dhe narkoqeveria e tij ne vakanca vetem do ta thellonin ate.
Ne pamje te pare shkaku i ketij kalvari ne Kakavi qendronte ne kerkesen e autoriteteve greke qe personave qe hyjne ne Greqi nga pikat e tyre kufitare te testohen per cov19.
E verteta eshte tjeter. Shkaku i saj qendron kryekeput ne qendrimin indiferent dhe te papergjegjshem te Edvin Hajdutit dhe narkoqeverise se tij
Kjo sepse ne rast se autoritetet greke testonin ne Kakavi 300 persona ne ore, autoritetet shqiptare, te cilat i dinin kushtet e pales greke, ne vend qe te kishin marre masat dhe te testonin falas ne qendra mobile ne Tepelene dhe Gjirokaster dhe ne Kakavi se paku me 6 qendra mobile 2000 vet ne ore, nuk testonin asnje.
Edvin Hajduti dhe narkoqeveria e tij zhgerryheshin ne vakanca luksoze dhe perpiqeshin te fajesonin autoritetet e vendit fqinj pse po kerkojne testimin apo pse nuk po shtojne kapacitetin e testimit sikur Shqiperia nuk kishte asnje detyrim ndaj emigranteve te saj ne Greqi.
Por edhe me skandaloze ishte deklarata e Sulltan Salep Surrelit duke aluduar haptas se ky testim eshte i panevojshem nderkohe qe vet u mbylli kufirin per jave te tera qytetareve shqiptar qe gjendeshin ne vende te tjera dhe kur i riatdhesoi i ndryu ata per dy jave ne hotelet e mafiozit Sadri Abazi per te ndare parate me te dhe i testonte me çmime te kripura para se te dilnin nga karantina.
Se dyti, ne vend te strukturave shteterore, menaxhimin e krizes e mori ne dore mafia parashteterore e shteterore shqiptare, e cila u versul e pangopur se si te perfitonte me shume ne kurriz te dhjetra mijra shqiptareve qe perjetonin ne territorin e vendit tyre me narkoshtet dramen aktuale me te dhimbshme ne Europe.
Ajo qe quhet emergjence civile, ne vend te ngritjes me urgjence te kampingjeve per furnizim dhe kushtet me minimale njerezore u rrjeshtua me propaganden dizinformuese ne anen dhe mbeshtjejen e mafiozeve qe po rripnin e madje edhe duke u marre jeten me shpjetesi sketerre ne autostraden tashme te vuajtjeve dhe kalvarit te dhimbshem Gjirokaster – Kakavi.
Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem, çnjerezor te Edvin Hajdutit dhe narkoqeverise se tij ndaj emigranteve tane ne krizen e Kakavijes dhe i bej thirrje Kryqit te Kuq Nderkombetar te nderhyje me urgjence per te menaxhuar krizen e thelle humanitare qe po zhvillohet prej nje jave ne Kakavi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here