Negociatat/ Dy kërkesat e Holandës për Shqipërinë

Pas marrjes së Presidencës të Bashkimit Evropian, Kroacia për gjashtë muaj do të ketë në fokus kryesor edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Por, përsëri Holanda është skeptike në lidhje me rezultatet e arritura nga dy vendet. Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, është shprehur gjatë një interviste për “Jutarnji”, se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Tiranës dhe Shkupit, por së pari duhen më shumë rezultate që tregojnë se në këto dy vende sundon ligji.
Ministri Holandez, shton se Shqipëria duhet të angazhohet në mënyrë të qëndrueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, është shprehur Blok.
Kujtojmë se, në muajin maj të këtij viti, Kroacia do të organizojë Samitin e Ballkanit Perëndimor, nga ku do të përcaktohet e ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment