Nesër mbushen 28 vjet nga heqja e bustit të diktatorit prej studentëve të Universitetit të Gjirokastrës

0
136

Lëvizja studentore në Shqipëri në fillim të 1991, ka prekur në atë periudhë edhe Institutin e Lartë Pedagogjik sot Universiteti “Eqrem Cabej” në Gjirokastër.

Në atë periudhë dhjetëra studentë u solidarizuan me lëvizjen studentore të kryeqytetit duke u frymëzuar nga kauza e drejtë për vendosjen e demokracisë duke shembur fillimisht simbolet e diktaturës komuniste.

Pas rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991 në kryeqytet, dy ditë më pas, studentë madje dhe disa pedagogë në Universitetin e Gjirokastrës, hoqën bustin e diktatorit Enver Hoxha i cili qëndronte në hollin hyrës të godinës universitare.

Ky veprim acaroi mjaft forcat e Sigurimit të Shtetit të cilat u vendosën në lëvizje për të zbuluar studentët që ndërmorën këtë akt. Në ndihmë të tyre erdhën edhe vullnetarët e Enverit të cilët me dhunë rivendosën bustin e hequr nga studentët guximtarë të asaj dite.

28 vjet më pas ky veprim kurajoz, do të përkujtohet nesër dt 22 shkurt nga protagonistët e asaj dite.

Aktiviteti i nesërm që organizohet në Hotel Cajupi, ndërmerret në kuadrin e “Ditëve të Kujtesës”, me mbështetjen e Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”, si dhe të ISP dhe me mbështetjen e CRD (Center for Regional Development).

Në këtë aktivitet nderon me pjesmarrjen e tij drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer” Walter Gloss, si dhe me pjesmarrjen e cmuar të Mark Marku, Afrim Krasniqi, Agron Gjekmarkaj, Çelo Hoxha, Sadik Bejko dhe protagonistët e asaj kohe.

Pjesmarja në këtë aktivitet është e lirë dhe mund të ndiqet nga cdokush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here