Nga janari ne treg dalin kartemonedhat e reja

Në fillim të vitit të ardhshëm, në tregun shqiptar do të qarkullojnë kartëmonedha të reja të prerjeve 500 dhe 2000 lekë.

Lajmi u bë i ditur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. “Gjatë vitit 2021, kemi prodhuar edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 Lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim në ditët në vijim, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje.

Duke filluar nga data 17 janar 2022, kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale”, tha Sejko.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment