Nga nesër, ora diellore, 60 minuta para

Nesër do të ndërrohet ora, pasi akrepat e saj do të shkojnë 60 minuta përpara, ashtu siç ndodh gjithmonë në të dielën e fundit të marsit. Ndërrimi i orës do të bëhet në orën 02:00 të kësaj të diele, që do të thotë se duke filluar nga kjo e ditë në do të zgjohemi plot një orë më herët për aktivitete të përditshme. Ne do të vijojmë me këtë orë për shtatë muaj, teksa ajo do të rikthehet përsëri ashtu siç ishte mes natës së 24 dhe 25 tetorit. Njerëzit do të mundësi që ta shfrytëzojnë shumë më mirë ditën, pasi ajo do të jetë më e gjatë në krahasim me atë që është tani. Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore. Ndryshimi i orës kryhet cdo sezon qysh prej vitit 1981, kohë kur u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën që në të gjitha shtetet e saj, akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment