Nga Red Varaku/ Fundi i pashmangshëm i çetës së Surrelit

0
132


Edi Rama ka vendosur që të bashkohet me kamikazët e “opozitës parlamentare” kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve perëndimore dhe të shkelë dakortësinë e arritur në tokën e ambasadës amerikane me bekimin dhe vulën e Sekretarit Amerikan të Shtetit.
Të bindur në humbjen e zgjedhjeve përballë Opozitës së Bashkuar, ata kanë vendosur të bllokojnë rrotacionin duke ndërhyrë në mënyrë të njëanshme në Kushtetutë për të bllokuar koalicionet, si asnjë herë tjetër në historinë politike të pluralizmit.
Dihet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet Perëndimore prej 30 qershorit, 2019 janë angazhuar në një betejë kundër çetës së Surrelit, që po mban peng Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE.
Ata njëzëri kanë mbështetur dakortësinë për reformën zgjedhore dhe kanë deklaruar se ajo është e paprekshme. Gjithashtu, ata kanë dënuar çdo përpjekje për devijimin nga kjo dakortësi.
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka deklaruar që marrëveshja duhet të votohet ashtu siç është . Po ashtu dhe komisioneri për zgjerimin Verhelyi deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit është e panegociueshme.
Mbi të gjitha, ato nuk kanë pranuar dhe as kanë denjuar ta përmendin mundësinë e prishjes së asaj dakortësie, që në fakt është një akt i pastër zjarrvënie për Shqipërinë.
Tani, pak muaj para zgjedhjeve, është e qartë se Opozita e Bashkuar e ka në krah të saj SHBA dhe BE. Ndërsa, të gjithë bashkë janë në një betejë me çetën e mrrolur të Edi Ramës dhe Murrizit. Nuk besoj ka dyshime për këtë.
Problemi është që si është e mundur që një çetë e tillë e lodhur dhe diskretituar mund ta çojë nëpër mend se mund të përballet me një aleancë të tillë?
Është e qartë që kryeministër, i një vendi anëtar të NATO-s, që e çon ndër mend t’i shpallë luftë SHBA dhe BE, mund të jetë gjithçka , por vetëm shqiptar nuk mund të jetë.
Në fakt nuk na befason një qëndrim i tillë i të majtës shqiptare. Shqipëria ka pasur gjithnjë të tillë në fazat kritike të historisë së saj, që kanë tentuar të na pengojnë në rrugën drejt Perëndimit.
Dihet që të majtës sa herë i është rrezikuar pushteti, ka kërkuar ndihmë tek Rusia dhe tek Kina motër. Rama nuk është i fundit i kësaj race tek e majta dhe nuk është i vetmi.
Por, sot kjo është praktikisht e pamundur. Askush nuk mund ta mbajë dot peng Shqipërinë, sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe e ka të bazuar sigurinë kombëtare tek aleanca me SHBA dhe Bashkimin Europian.
Ndaj, kush tenton, ose është idiot, ose duhet ta ketë vërtetë hallin shumë të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here