Nga Roland Bejko/ Kur perënditë zihen në Olimp, rrufetë bien mbi tokësorët!

0
257

(i) Për akuzuesin:

Politika është si ajo autostrada me katër korsi që nëse guxon e ndalon në kulmin e shpejtësisë merr në qafë jo vetëm veten, por edhe gjithë bashkëudhëtarët e tjerë.
Prandaj janë PitStopet që kur të ndihesh i lodhur dhe do të pushosh, mund të hapësh krahun butësisht, pasi je njoftuar të paktën 5 km më parë për vendpushimin e ri…ndryshe aksidenti automobilistik, është fatal.

PitStopi i rradhës politik, është pas 25 Prillit të dashur miq! Që do të thotë, se deri atëherë gjuha duhet futur në “frigorifer”.

Ç’do prishje e këtij rregulli, shkakton aksidente politike me dëme të pamata që thjesht avantazhojnë kundërshtarin.

Jo më kot Sartori thotë se,” Gjuha politike është arti i të fshehurit të mendimit”

Ups! Zanat i vështirë politika! Me gjithë respektin dhe vlerësimin e madh që kam, jo detyrimisht një profesionist i mirë, mund të jetë edhe një politikan i mirë.

(ii) Për të akuzuarit:

Gjithsesi, tani që ujët u turbulluan, nëse ka vend për korrigjime, deri në datën 8 mars duhet të bëhen. Kjo nuk është punë krenarie.

PD s’mund të jetë “Shtrati i Prokrustit” natyrisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here