Nga Roland Bejko/ Lamtumirë Ben!

0
256

Iku dhe Arben Bajo
Beni luante me jetën kukafshehti, ja kështu si te kjo foto.
Për herë të fundit e kam takuar disa ditë më parë pranë Akademisë. Isha duke ecur me makinë. E pash në trotuar dhe i rashë borisë. Ktheu kokën, më pa dhe u afrua te makina. Ula pak xhamin. “Ule mor tamam”,- më tha “mos ki frikë se s’na kap ne kjo e flamosura…”
Shkëmbyem romuze për politikë, edhe pse Benit nuk ia ndiente shumë për të. Folëm për punimet e tij dhe për Covid. “Na ndau”,- tha, “bëhu për një kafe, ti e di ku më gjen”.
Si mund ta dija që në fakt ato dy tre minutat e bisedës në këmbë, ishin të fundmet e gati 40 vjet miqësi qysh nga koha kur akoma fëmijë, mësonim pikturë?
Lamtumirë Ben,
Sa herë të flitet për At Zef Pllumin do kujtojmë ty. Sa herë do dëgjojmë këngët e Vaçe Zelës do na shfaqesh aty si një personazh i një videoklipi të përjetshëm! Ti u dhe jetë atyre sigurisht, por ata dhe qindra vepra të tjera ty të dhenë përjetësi të merituar.
I paharuar miku im, miku ynë!
Mirë u pafshim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here