Nga Sadik Bejko: Berisha është një stuhi politike e vdekur

Nga Sadik Bejko

Berishizmi dhe kthimi i tij politik, për mua ka qënë, është dhe do të mbetet krejt fatkeqësi.
Lexoj “analistët” dhe më vjen neveri për përdredhimet, për marifetet e tyre të stilit. Krejt në dëm të logjikës, të kthjelltësisë…
Shtypi i madh europian gjithmonë ka qenë i qartë, i thjeshtë, i drejtpërdrejtë në atë që do të thotë. I tillë është edhe sot.
Barroku, “stili”, “filtrat” në një vështrim analitik që duhet të jetë logjik, i zhveshur, i thatë, pra, zbukurimi, sofistikimi stilistik, në kësi shkrimesh është në shërbim të mashtrimit, të manipulimit.
BERISHA, berishizmi janë një vijë politikë e dështuar. Nuk ringjallet më i vdekuri.
Ka mijëra, një stuhi njerëzish që i shkojnë pas? Nuk kanë asnjë vlerë. Një stuhi e vdekur…
DANTJA në Ferr u tremb nga që po i afrohej një stuhi. Mos ki frikë, i tha mësuesi, Virgjili, mos ki frikë ajo është një stuhi e vdekur.
Berishizmi është një stuhi e vdekur.
Po Basha… Bashën asnjëherë nuk e pamë si personalitet. BASHA deri tani vetëm një kukull në duart e Berishës.

Veç tani jepini një shans Bashës. Lëreni të jetë vetvetja. Jepini një shans të fitojë apo të humbasë.
Lërini të fluturojë me krahët e tij të çpranguar nga Berishizmi.
BERISHA e ka ngrënë livadhin. I ka ardhur drapëri për t,ia korrur grurin.
BERISHA është një stuhi politike e vdekur.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment