Nga Sali Berisha/ Vaksina sekrete, skarcitet apo falso dhe bosi birbo i shqiptarëve!

0
179

Skenat e djeshme në stadium tejkalojnë për kah surrealja, folku dhe tragjikomizmi i tyre edhe zhvillimet në Makonda, në fshatin e fantazive të Garsia Markesit.

Kështu dje, bosi i Shqipërisë, një kryemafioz i papërgjegjshëm, guxoi dhe nxori në tregun mediatik dhe jo vetëm në kulmin e pandemisë së COVID-19, vaksinën kundër tij, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe ligjet ndërkombëtare të transportit, të importit, të qarkullimit, të lejimit të përdorimit të medikamenteve, pa asnjë dokument që të provojë se është reale apo skarcitet dhe falso.

Qytetarëve, njëlloj si në një narkoshtet u thuhet se kjo është një dhuratë e një vendi të BE-së, që kërkon që të mos i përmendet emri dhe se kjo është meritë jo e atij që e dhuroi, por meritë e bosit birbo të Surrelit dhe se dëshmitar për këtë është Baton Stanishiqi.

Kurse muzika nuk mund t’i besohej kujt tjetër përveçse Arben dhe Karlo Malavitës, Ymer Çorapes dhe tualetit të Kol Ballës, të cilët njoftonin me tam-tame se arritën 500 000 dozat e para që qeveria ka kontraktuar tek Pfizer (pa asnjë kontratë) dhe që duhet të vinin javën e tretë të janarit, kurse në të vërtetë bëhej fjale për 960 doza të vjedhura, kontrabanduara, skarcitet dhe një zot e di çdo gjë tjetër, por asgjë në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit, të BE-së, as dhe të botës.

Ndërkohë, të gjitha ambasadat e vendeve të mundshme të dhuratës së pretenduar ose qendrat e tyre si Roma, ku prej tre javësh gjendet një dhuratë e BE-së prej 11 mijë vaksinash apo Athina, që premtoi rreth 10 mijë të tilla dhe të tjera, mohuan të kenë nisur vaksina për në Tiranë.

Së fundi, ky skenar që tejkaloi në tragjikomizmin e personazheve, disa herë, atë të klanit të Kolonel Buendias dhe Ursula Inguaran (personazhe kryesore të Markesit në “100 vjet vetmi”), hoqi çdo maskë për atë që quhet Komitet, i cili del se nuk është asgjë tjetër veçse një bos mafioz i një vendi ku transparenca, ligji kombëtar dhe ndërkombëtar është zëvendësuar me terrin dhe ligjin e Mafies së drogës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here