Nga Shkelqim Xhaferi / Tirana dje si “Subashi” 1990-91!

0
157


Dje Tirana ishte nen terrorin policor ne te gjitha rruget dhe rrugicat e saj, nga police civile pa asnje simbol, me uniforma nga me te ndryshmet deri dhe te ata me uniforma me simbole Turke.
Gjithe perimetri qe perfshin unazen e vogel ishte mbushur postoblloqe te vogla dhe grupe dyshe civilesh qe pikasnin dhe kontrollonin cdo qytetar qe kalonte, per ku shkonte dhe per ata qe dyshonin se do ishin pjesmarres ne proteste e ndalonin te vazhdonte duke e kthyer mbrapsh ose shoqeruar ne komisariat.
Nuk kishte rendesi nese ti do shkoje ne qender per punet apo hallet e tua urdheri ishte i qarte dhe i thjeshte te #boshatiset qendra e Tiranes.
Kjo ngjarje me kujton vitet 90-91 kur udhetoja shpesh nga Gjirokastra per ne Tepelene dhe ne vendin e quajtur Subash ishte nje postobllok i instaluar ne kohen e monizmit kur ne donim te shkonim ne shtepit tona dhe anasjelltas i nenshtoheshim kontrollit te hollesishem te policise se kohes ku minister ishte kryetari sotem i parlamentit.
Aty ishte si garnizon ushtarak ku perveç kontrollit behej dhe nje test psikologjik per te kuptuar kush ishe dhe cilat jane veprimet dhe qellimi udhetimit.
Kulmi u arrit ne ditet e para te dhjetorit deri ne mars ku ky postobllok u kthye ne tipik komisariat me kushte te sajuara ku nuk behej vetem kontroll por edhe ndalimi me ore te tera ne nje salle te improvizuar ne kushtet e te ftohtit dhe pamundesise me disa stola druri per te kaluar naten dhe marre ne pyetje here pas here nga sigurimsat edhe pse?
Sepse rregjimi ish-ministrit (kryetarit te parlamentit) ishte duke “rrenkuar nga shkelmi” popullit.
E permenda kete postobllok tipik te diktatures per te kujtuar qe dhe Tirana dje kishte qindra postoblloqe si te “Subashit” ku njerzit trajtoheshin si armiq te vendit, si huligane, halabak, terrorist dhe kundershtar te qeverise, jo rastesisht Tirana dje nuk arriti te kishte tubim masiv sepse qindra te rinj e qytetar jane ndaluar kercenuar dhe dhunuar ne forma te paligjshme jashte perimetrit te unazes vogel nga policia e postoblloqeve te Subashit me urdher te kryeministrit dhe metodat e dikurshme te kryetarit te kuvendit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here