Nga Shqipëria në Greqi me 97 kg marijuanë dhe 7 kg hashash çokollatë

0
137

Një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar është kapur në Prevezë me 97.5 kg marijuanë dhe 7 kg hashash çokollate.
Policia greke ka ndaluar mjetin në Luro, Preveza.
Brenda mjetit u gjeten dhe sekuestruan 90 pako me 97 kg 582 gram marijuanë dhe 17 pako me 7 kg 161 gram hashash çokollate.
Mjeti rezulton i denoncuar i vjedhur në Prevezë me 9 qershor 2020, ndërsa targat i përkasin një tjetër makine.
Gjatë kontrollit u sekuestrua edhe 1 celular.
Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit për të cilin nuk bëhen të ditura të dhëna për shkak të hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here