Nga shtatorja e të atit, Hajdari: Babai im le të shërbejë si frymëzim për Shqipërinë

0
168

Në kujtim të 31 vjetorin nga lëvizja studentore e vitit ’90, janë zhvilluar homazhe në shtatoren e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari.

  • I pranishëm në homazhe ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, familja Hajdari si edhe deputetët të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, djali i deputetit të ndjerë, Azem Hajdari përcolli një mesazh për shqiptarët.

Azemi i bëri thirrje çdokujt që ta shikojë ditën e sotme, dhe për më tepër babin e tij, si një frymëzim për ta kthyer Shqipërinë në formën e saj më të mirë.

“Dua të them sot që kjo ditë, babai im të jetë frymëzim që të gjithë ne ta kthejmë Shqipërinë në mënyrë më të denjë. Nuk e mendoja që njerëzit do mblidheshin sërish kështu. Kur shikon që kombi jot është në krizë, kjo ditë do vinte. Prandaj shfrytëzoj këtë rast për të thënë shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë, ta kthejnë Shqipërinë në formën më të mirë dhe të shmangin gjithë njerëzit që janë në dëmin e këtij vendi”, u shpreh Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here