Nga Telnis Skuqi / Pse mashtron Flamur Golemi?

0
166


Nëse një komentues/e kundërshton me kundërargumenta propagandën e rilindjes, këta të fundit janë gati të të shqyejnë si luan, të të helmojnë si qentë e Gjirokastrës, të të denigrojnë familjen, madje të të fajësojnë pse ai/ajo ka ardhur në jetë. Shkurt fare, rilindasit kanë aftësi në propagandë.
Por, gjithmonë ka një pikë të dobët.
Nëse i goditet me armën e tyre, pra me fytyrën dhe zërin e tyre, këtu rilindasit bëhen si mut.
Rilindasit e kanë tmerr memorien.
Rilindasit nuk duan t’i përmendësh deklaratat e tyre.
Rilindasit investojnë ta fshijnë të kaluarën e tyre.
Rilindasit nuk duan të lënë gjurmë.
Rasti i kryebashkaikut të emëruar të Gjirokastrës, rilindasi Flamur Golemi, është shembulli më i keq.
Dy vite më parë, për të përfituar disa vota më shumë tek elektorati, Golemi deklaronte, se: “Ai është një djalë i lindur, rritur dhe i shkolluar në qytetin e Gjirokastrës”.
Mashtrim!
Me Gjirokastrën e lidh vetëm shtëpia e lindjes (materniteti), ndërsa është e provuar që cikli i jetës së tij nga 0-16 vjeç është i lidhur me fshatin Fushëbardhë.
Ndërhohë, tashmë është e provuar që gjimnazin nuk e ka kryer kurrë në Gjirokastër, as në Leskovik (siç pretendon ai, pasi dokumenti që ka paraqitur rezulton i falsifikuar), por vetëm vitin e katër ka kryer në Fier, ndërsa arsimin e lartë e ka kryer në Tiranë.
Natyrshëm lind pyetja:
Pse kryebashkiaku i emëruar i Gjirokastrës, rilindasi Flamur Golemi, thotë një të pavertetë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here