Ngjarja e 2 korrikut në Tepelenë, kapet agresori Rrapa

0
193

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në korrik të këtij viti në qendër të qytetit të Tepelenës. Dilaver Rrapa 25 vjec nga Luftinja e Tepelenës, është kapur sot nga Policia pasi shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër, pati dhënë masën e arrestit në mungesë “arrest me burg” për shkak të kësaj ngjarjeje e cila ndodhi pikërisht më 2 korrik të këtij viti përpara ish Shtëpisë së Oficerëve në qytetin e Tepelenës.

Në këtë ngjarje Rrapa pati qëlluar me pistoletë në drejtim të Orjol Memushit i cili qarkullonte me një automjet model Voklsvagen. Agresori Rrapa prej asaj dite e deri më sot, qëndronte në arrati deri sa u kap nga uniformat blu.

Mësohet se konflikti mes Rrapës dhe Memushit, kishte të bënte për një borxh të vjetër mes tyre. Memushi i cili mësohet se është nipi i ish ministrit të arsimit në qeverinë Nano 2 Luan Memushi, pasi ka debatuar me Rrapajn, ka hyrë në automjetin e tij tip Volksvagen me ngjyrë blu të errët me targa AA440HR.

Në këtë moment, Rrapaj nuk e ka gëlltitur dot atë që i është thënë nga Memushi dhe nxorri revolverin nga brezi duke qëlluar në drejtim të tij. Mirëpo tre blumbat që u shkrehën nga tyta e revolverit, kanë qëlluar pjesën e pasme të autoveturës së Memushit duke shkaktuar thyerjen e xhamit, ndërsa Memushi, ka qëndruar në pozicion mbrojtjeje. Pas kësaj Rrapaj, është larguar me shpejtësi në drejtim të tregut të qytetit për t’i shpëtuar reagimit të Memushit.

Gjykata e Gjirokastrës disa ditë pas ngjarjes, ka dhënë masën e arrestit burg pa afat për Rrapajn mbi të cilin rëndojnë veprat penale të vrasjes me dashje mbetur në tentativë, kanosje dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here