Ngjarja e rende ne Bularat/ Katsifas u vetevra, prokuroria pushon hetimet

Kanë kaluar 3 vite nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku i riu Kostandinos Katsifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi gjatë organizimit të festës tradicionale së Jo-së në zonën minoritare. Përplasja e tij me policinë agravoi situatën ndërsa pati edhe shkëmbim zjarri. Pas disa orësh i riu u gjet i vdekur. Të shumta ishin aludimet nga ana e familjarëve në atë kohë, ku u dyshua për vrasje nga ana e efektivëve të RENEA ndërsa policia që në momentet e para këmbnguli në vetëvrasje. 3 vite më pas , ngjarja që acaroi marrdhëniet midis dy shteteve atij Grek e Shqiptar , prokuroria e Gjirokastrës ka vendosur të pushojë hetimet për këtë dosje.

Hetimet nisën prej datës 28 tetor 2018.
Mësohet nga burime jo zyrtare se seanca për pushimin e hetimeve për dosjen e Kostandin Kacifas, është zhvilluar nga gjyqtarja, Suela Dashi.
Ku të pranishëm në këtë proces, kanë qenë dhe familjarët e viktimës, të cilët kanë kërkuar të njihen me aktet hetimore , atë të ekspertimit mjeko-ligjor të trupit të pajetë të Katsifasit dhe balistik të armës.

Sipas mjekësis dhe raportit balistik në të dyja këto akte hetimore ka dalë në përfundim se Kostandinos Katsifas, në datën 28 Tetor 2018, ka kryer vetëvrasje me armën e tij, teksa ndodhej i rrethuar nga forcat policore RENEA, në malin mbi fshatin Bularat ku u fsheh për disa orë.
Por për shkak se familjarët e të ndjerit nuk janë njohur gjatë fazës së gjykimit me hetimet e dosjes, gjyqtarja e çështjes, Suela Dashi, ka urdhëruar Prokurorinë e Gjirokastrës, që të tërheqë dosjen mbrapsht për t’i dorëzuar një kopje të akteve hetimore këtyre të fundit.
Në bazë të legjislacionit familjarët kanë të drejtë të kërkojnë riekspertim lidhur me pretendimet që vetë këta të fundit kanë ngritur here pas here se Katsifas nuk u vetëvra .
Pretendohet se Katsifas ka marrë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.
Plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut ajo që e ka shkaktuar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment