Ngjarje nga Historia Botërore-Anna Frank

/Nga Xheni Zhuli/

1 Gusht 1944 | Anna Frank: Nxënësja gjermane-hebreje bën hyrjen e fundit në ditarin e saj. Pas më vonë, nazistët do ta arrestojnë. Anna Frank … Vajza 16-vjeçare gjermane hebreje me ditarin më të famshëm të shkruar ndonjëherë. Rrëfen përvojat e saj tronditëse ndërsa fshihej me familjen e saj dhe katër miq të familjes në një shtëpi në Amsterdam gjatë pushtimit gjerman të Holandës. Anna jetoi nga afër regjimin nazist që i kushtoi jetën. Mund të jetë larguar nga jeta shumë e re, ende një fëmijë, por arriti diçka të rëndësishme. Të na lërë një trashëgimi të vlefshme, ditarin e saj. Ditari i saj, sado vite të kalojnë, do të na kujtojë gjithmonë koston njerëzore të kampeve naziste të përqendrimit. Ditari i Anna Frank tregon historinë e saj personale. Na paraqet kushtet e vështira të jetës së saj të përditshme. Një jetë e vështirë që duhej të jetonte me kufizime dhe t’ia dilte të mbijetonte në ato kushte çnjerëzore. Në vitin 1933, kur nazistët morën pushtetin në vend, familja e saj u transferua nga Gjermania në Amsterdam. Përndjekjet e Judenjve forcohen, në Korrik 1942 familja e saj fillon të fshihet në dhoma sekrete në zyrën e babait të saj. Dy vite më vonë i tradhtuan dhe familja u dërgua në kamp përqendrimi. Pas një qëndrimi të gjatë në kampin gjerman të përqendrimit Aushvic, Anna dhe motra e saj transferohen si përfundim në Bergen-Belsen. Atje, vajza e vogël tregon kurajo të pashembullt dhe durim. Këto karakteristika të personalitetit të saj, e bëjnë të njohur. Në Shkurt të vitit 1945, dy motrat sëmuren nga tifoja dhe Margot Frank vdes. Humbja e motrës e mposht Anën, e cila largohet nga jeta në fillim të Marsit të të njëjtit vit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment