Ngjarjet në vend, Salianji: Qeveria e dorëzuar! Droga e përhapur më shumë se çamçakëzi

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ai thotë se Shqipëria është e destabilizuar nga krimi.

Sipas Salianjit, përballë këtyre ngjarjeve të rënda, qeveria është dorëzuar.

Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetem 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan!

Vrasjet e tipit mafioz ende të pazbardhura, droga e përhapur më shumë se cimçakizi! Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe shoën dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin”, shkruan deputeti i PD.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment