“Ngjyrosim të drejtat tona”/Aktivitet i nxënësve të Koto -Hoxhi

“Ngjyrosim të drejtat tona” ishte ky aktiviteti i nxënësve të shkollës 9-vjeçare Koto-Hoxhi në Gjirokastër .Ky aktivitet ishte programuar për ditën e të drejtave të fëmijëve hartuar e zbatuar nga agjencitë e OKB-së që nga 20 nëntori i vitit 1989.
Në një atmosferë shumëngjyrëshe me tullumbac ,shirita ,muzikë ,kërcim dhe interpretim ,fëmijët treguan të drejtat e tyre ,ato që u përkasin ,tek të pranishmit.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo në botë për ti mbrojtur nga abuzimet dhe dhuna ,si dhe integrimi i tyre në shoqëri.Fëmijët janë e ardhmja.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment