Ngrihet memoriali per Luften e Gribes ne Tepelene

Me ane te nje ceremonie eshte peruruar ne Qafen e Lopesit ne Tepelene , memoriali i ngritur ne nder te martireve te rene per Luften e Gribes me shtator 1914 kunder andarteve greke. Ne te cilen mbeten te vrare 12 burra ne tentative per te mbrojtur atdheun. Ky memorial u ndertua si nje iniciative e djalit te kesaj krahine Ilir Dedaj , se bashku me kontributin e banoreve te zones . Per kontribuesit kjo veper synon mbajtjen gjalle te kujtimit te te reneve dhe vleresimi i tyre brez pas brezi.
Lufta e Gribës eshte konsideruar si me e pergjakshmja ne krahinen e Lopesit ne Tepelene qe solli ndryshimin , kthesen e madhe e çlirimit te territorit nga andartet greke ne jug dhe juglindje te Shqiperise. Te pranishem ishin dhe pjesetare te shoqatave atdhetare por ajo qe u verejt ishte mungesa e krereve te pushtetit vendor apo edhe politikaneve te tjere .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment