Nikolla Zhulla pergenjeshtron lajmin e kandidimit per kryetar bashkie ne Gjirokaster per llogari te partise se Patozit.

0
189

Dy dite me pare, ne daten 3 maj, pikerisht ne diten e Lirise se Mediave nje portal lokal qe operon ne zonat e Jugut te vendit ka shpernadare nje lajm sikur Nikolla Zhulla me profesion noter do te ishte kandidati i partise Bindja Demokratike qe drejtohet nga Astrit Patozi, ish nenkryetar i PD-se.

Megjithese ky portal citonte “burime te sigurta” per lajmin e shperndare duke bere aludime se pas kandidimit te z.Zhulla qendronte ish deputeti i LSI Vangjel Tavo dhe njerez brenda PD-se ne kushtet kur opozita ka deklaruar mospjesemarrien ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit, na del se ky lajm ishte i pavertete, ishte triller redaksional per te terhequr vemendjen e publikut, me gjase per te mare ca “like” me shume ne rastin me te mire, ose per te trazuar ujrat brenda PD-se dhe opozites ne rastin me te keq. Jemi ne momentin kur Edi Rames i duhet te plotesoje hapesiren politike te lene bosh nga opozita zyrtare me mospjesemarrjen e saj ne zgjedhjet lokale dhe me djegien e mandateve parlamentare. Per kete arsye Kryeministri ka mobilizuar gjithe sherbetoret e tij edhe mdiatike ashtu si misionaret politike te shperndare gjithandej, per te sajuar nje opozite duke gjetur kandidate ne dobi te partise Bindja Demokratike e krijuar me urgjence ditet e fundit dhe e regjistruar po me urgjence ne KQZ si pjesemarrese ne zgjedhjet lokale.

C’vlere mund te kete shperndarja e nje lajmi te pavertete kur je i vetedijshem se te nesermen do te vije pergenjeshtrimi?!

Kur nje genjeshter/trillim/mashtrim a quajeni si te doni, shitet si e vertet, pikerisht diten e lirise se fjales duke cenuar lirine e qytetarit, eshte mungese arrogante e respektit per lirine.

Keshtu qe vargjet e Nolit vazhdojne te tingellojne edhe sot fuqishem ne veshet tane, per ti degjuar ata qe kane mundesi ti degjojne, qe kane sy ti lexojne dhe mendje qe ti kuptojne:

“Skllever bij sklleverish, se meritoni/ Se liri s’doni ! “

Dhe ne keto kushte s’na ngelet me shume per te thene, pasi vet z.Nikolla Zhulla e ka bere publik pergenjeshtrimin e tij ndaj lajmit te pavertete te ketij portalit jugor me dy fjali, pa fyerje, pa sharje, pa emocione, por si qytetar i mire.

Dje në një portal është publikuar një lajm i remë në lidhje me kandidimin tim të mundshëm për kryetar bashkie nga Bindja Demokratike. Unë i qëndroj konseguent bindjeve të mija dhe integritetit tim personal duke e përgënjeshtruar këtë lajm si te pavertete”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here