Nisma e veçantë e banorëve të Picarit për fshatin e tyre

0
180


Banorët e fshatit Picar kanë disa ditë që janë sensibilizuar ,në mënyrë vullnetare , për të bërë diçka të mirë për fshatin e tyre. Së bashku , me kontributet e tyre , duke mos pritur më bashkinë e qytetit të ” kujtohet” për ta , kanë mbjellë vetë 40 rrënjë pisha dekorative si dhe 100 rrënjë Rrapi.
Për kujdesin e tyre , këta të fundit kanë nisur punimet për linjën e ujit , në mënyrë që pemët të vaditen . Gjithashtu banorët kanë menduar të ndërtojnë edhe çezmen e fshatit që ka një rëndësi të veçantë sidomos përgjatë verës.
Në përfundim është dhe mini fusha e futbollit për të gjithë të apasioniarit pas sportit . Por jo vetëm kaq .Banorët e fshatit Picar kanë marrë përsipër edhe ndërtimin e një parku lojrash për fëmijët që vizitojnē apo jetojnë në fshat . Ndonëse u janë premtuar disa herë të tilla investime, individualisht , banorët kanë vendosur “të bashkojnë forcat” për ti bërë të gjitha vetë , pa pritur që bashkia të kujtohet të vëjë dorë. Gjeste të tilla pa ndikime politike dhe show të panevojshëm mbeten gjithnjë të mirëpritura dhe duhen vlerësuar.Njëherazi duhet marrë shembull nga njerëzit e tjerë se dhe me pak mund të arrihet diçka e vlefshme në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here