Një film mbi Skënderbeun nga producentët më të mirë të Hollivudit

0
262

Joe DioGuardi, ish-kongresmen në Amerikë, dëshiron të realizojë një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun.

DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, u ka treguar mediave të huaja se ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.

Do t’i tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept të shkurtër, ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur Skëndërbeu ishte në pikun e karrierës” tregon DioGuardi.

DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit, ndërsa kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh.

Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë për vete, por për të gjithë shqiptarët” tregon DioGuardi.

Madje, është Russell Crow personi që do të mund ta luante rolin e heroit të madh, sipas ish kongresmenit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here