Një i vdekur nga dëbora, reshjet e shumta izolojnë Francën

0
133

Franca po përballet me kushte të vështira të motit, ku është krijuar një gjendje kaosi në rrugët e saj nga reshjet e shumta të dëborës.

Reshjet e dendura të dëborës në juglindje të vendit, kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe kanë lënë pa energji edhe mbi 300 mijë familje.

Si pasojë e rënies së një peme, një shofer 63-vjeçar vdiq dhe një tjetër 27 vjeç u plagos.

Gjithashtu dy linja të tensionit të lartë janë këputur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

“Mbi 300 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ka shumë dëborë, kushtet natën ishin të vështira dhe, tani për tani, është e vështirë të thuhet me saktësi data e rikthimit të energjisë”, tha Robin Devogelaere, menaxher i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Ndërkohë në rajonin e Lionit, kamionëve u është ndaluar përkohësisht qarkullimi në të gjitha rrugët automobilistike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here