Një javë pas djegies së selisë së PS, Shkodra ngrihet sërish në protestë; policia ‘blindon’ institucionet

0
152

Shkodra është ngritur sërish në protestë këtë të shtunë, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i ‘Shqiponjave’, Nevaldo Hajdaraj.
Dhjetëra persona janë mbledhur në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ndërkohë policia ka marrë masat duke u pozicionuar në mbrojtje të disa prej institucioneve si selia e PS dega Shkodër, pranë prefekturës etj.
Po ashtu, forcat e FNSH janë po ashtu në gatishmëri në rast se situata precipiton si javën e shkuar, ku protestuesit thyen selinë e PS në Shkodër, si dhe nxorën jashtë dokumente e sende materiale të zyrës, duke i vënë më pas flakën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here