Nje Lazaretto per Xhufin

Nga Gëzim Basha
Albanologjia e Xhufit, (sikunder ajo e Kocaqit,) në vazhden e tradites folklorike te shkences sociale në Tirane, mbetet nje ushtrim mendor parashkencor pa nje aparat rigoroz te te menduarit kritik.
Pullumb Xhufi bën zbulimin e rradhës, fjala Lazarat ardhka nga Lazaret—latinisht Lazaretto—pika grumbullimi në Mesjete për te prekurit nga semundjet infektive si Lepra, Murtaja, Ethet e Verdha, etj.
Në fakt Xhuf(ka) e Albanologjise politike me direktivë nga lart, kete rradhe e mer frymezimin nga poshte. Ishte nje mesues pensionist dhe ish i burgosur politik nga fshati Dervician, ai qe e shpalli “zbulimin” e madh në nje emision televiziv te paradokohshem te Top-channel. Në fakt nuk behet fjale per zbulimin shkencor ngaqe mesuesi në moshë të shtyrë e pat gjetur termin latin “Lazaretto në nje Enciklopedi, por per nje plagjiature tipike Shqiptare nga Xhufi te tipit “kopjo por mos cito!” Zbulim! Bingo!
Dy kthjellime:

  1. Lazaretto e parë është hapur në Venecia në vitin 1423, nderkohe qe toponimi Lazarat shfaqet vetem në shekullin e 18-te, kohe kur nuk behej me fjale per ndikim Venecianesh në zoterimet Otomane te hinterlandit Ballkanik. Me pare Lazarati i sotshem—nen deshmine e hartave dhe dokumenteve te kohes—quhej Manastir, ngaqe kishte disa te tille dhe me kryesori prej tyre quhej Manastiri i Shen Lazarit. Prej andej vjen edhe toponimi Lazërat —sipas te folmes lokale—ngjashem me toponimet Jorgucat, Bularat, Zervat, Qesorat, Zhulat etj.
  2. Evoluimet fonetike te shqipes, nuk kane asnje precedent te shndrimit te e-se në a. (Ben perjashtim vetem isoja e kengeve labe per heroizmat e komunizmes.)
    Eshte realisht shqetesues fakti qe media amatore per gjithçka i drejtohet Xhufit. Kam droje se rinia shqiptare mund ta perceptoje kete sarhosh politik si nje lloj modeli, nderkohe qe mediokriteti mbetet semundje infektive menderisht e transmetueshme.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment