Një lutje për popullin grek

Tragjedia që po ndodh në Greqi, ka shkaktuar tronditje tek shumë qytetarë shqiptarë. Një ndër ta është edhe kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko.

Në një postim në rrjetin soacial FCB, zoti Bejko shpreh pikëllimin dhe lutjet e tij.

Postimi në FCB i Roland Bejkos:

Populli grek në ditët tona më të vështira ne shqiptarëve na u gjend pranë duke na pritur bujarisht në shtëpitë e tyre.

Prandaj sot është rradha jonë që të solidarizohemi të gjithë me popullin grek, me shqiptarët, turistët ngado qofshin dhe gjithë emigrantët që jetojnë aty, dhe t’ju shprehim atyre mbështetjen tonë në këto ditë të vështira kur zona të tëra të Athinës janë përfshirë nga një situatë apokaliptike zjarresh e ku me dhjetra qytetarë vendas e të huaj kanë humbur jetën duke u përpirë nga flakët.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, të plagosurve shërim të shpejtë dhe lutje që kjo situatë të përfundojë sa më parë dhe pa dëme të tjera në njerëz.

Zoti i ndihmoftë të dalin shpejt nga kjo situatë tragjike !

Fotografia e Roland Bejko
Fotografia e Roland Bejko
Fotografia e Roland Bejko
Fotografia e Roland Bejko

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment