Një mësim gjeneratës së re si luhet/’Legjendat’ e futbollit të rajonit jugor mblidhen më 7 mars në Sarandë

0
161

‘Takim i ekipeve veterane të futbollit në rajonin jugor ‘.Ky do të jetë aktiviteti që do të zhvillohet në datën 7 mars për nder të “mësuesve” të futbollit për breza të tërë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Andon Lapa të qytetit të Sarandës, një takim i ekipeve të veteranëve të futbollit të Flamurtarit, Butrintit, Luftëtarit dhe të Korfuzit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i bashkisë Sarandë Adrian Gurma, nëpërmjet një statusi në Facebook , pas një takimi me Prefektin e Qarkut Vlorë Z.Flamur Mamaj, i cili shoqërohej edhe nga legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci.
Statusi si mëposhtë:
“Sot pata kënaqësinë që të prisja Prefektin e Qarkut Vlorë Z.Flamur Mamaj, të shoqëruar nga legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci.
Diskutuam së bashku për organizimin sa më të mirë të eventit sportiv që kemi perpara: takimin e ekipeve të veteranëve të futbollit të Flamurtarit,Butrintit,Luftëtarit dhe të Korfuzit fqinj.
Do të jetë një festë e historisë së futbollit në rajon,e cila duke u përcaktuar të ndodhë në 7 Mars,ka edhe mesazhin e “shkollës” për të sotmen tonë futbollistike .
Pasi përmirësuam kushtet dhe pas krijimit të hollit të memories në ambientet e brendshme të stadiumit,shoqëruar edhe me ndriçimin stërvitor,paisjen me sistemin e kamerave të sigurisë,plotësimin me ndenjëse të tribunës qëndrore,si dhe me rikompzimin e vendosjes së pankinave të futbollistëve,Saranda mirëpret eventin e 7 marsit 2020.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here