Një monografi për Elias Lazarati

Një monografi për Elias Lazarati është prezantuar nga shkrimtari Iliaz Bobaj në Gjirokastër. Elias Lazarati , ka qenë njeri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Fan Nolit në ‘’Vatra’’ në SHBA . Elias punoi si mësues për shqiptarët në New York kundër analfabetizmit. Përkrah Fan Nolit, Sotir Pecit, Mihal Gramenos, Eliasi përparoi në formimin e tij kulturor e intelektual dhe iu kushtua edukimit atdhetar të shqiptarëve emigrantë si dhe me një kontribut të madh për çështjen kombëtare. Ai shërbeu edhe si oficer i forcave amerikane në Evropë, një oficer që shkruante reportazhe patriotike për Shqipërinë nga vija e frontit . Nga SHBA ai u rikthye sërish në fshatin e Lazaratit ku ndihmoi jetimë e të vobektë .

Qeveria e Zogut e emëroi Prefekt të Gjirokastrës por këtë post Eliasi e refuzoi .
Ndonëse kanë kaluar mbi 90 vjet nga vdekja e tij ai vazhdon të jetë i gjallë tek të afërmit dhe bashkëfshatarët . Këtë autori Iliaz Bobaj e ka shprehur edhe në librin e tij . Të shumta kanë qenë vlerësimet nga profesor të njohur lidhur me këtë libër.
Iliaz Bobaj është autor i disa librave si “Ezopi”, “Molla e sherrit”, “501 fjalë të urta “, ”Dora dhe fuqia”, ’Dhelpra dhe gjygjtari” etj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment