Një muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit,nuk dihet ende sa ka qenë magnituda pasi ikën dritat

0
138

Ndonëse ka kaluar një muaj që nga tërmeti i fuqishëm që la pas 51 viktima dhe shumë të plagosur si dhe dëme pa hesap më 26 nëntor,përgjegjësi i Sizmiologjisë pranë IGJEUM-it, Rexhep Koçi thotë se tërmeti nuk u mat i plotë për shkak se ikën dritat, ndërsa theksoi se duhen bateri të fuqishme për energji rezerve në stacionet sizmike. Ai tregoi gjithashtu se aktualisht gjermanet kanë ngritur 30 stacione portabël në vendin tonë.
“Situata pastërmetore ka një ecuri normale, ka pasur një numër të konsiderueshëm lëkundjesh që do vazhdojnë, por magnituda shumë më e reduktuar. Edhe sot nuk ka pasur impulse… E kemi thënë shpesh se tërmetet nuk parashikohen, por ajo çka konstatohet është se manifestimi i energjisë tani është më i vogël”, tha Koçi.
Ndërsa i pyetur për termetet e fuqishme që kanë goditur vendin, ngjashëm me atë të 26 nëntorit, Koçi tha se “statistika të sakta nuk ka sepse sizmiologjia është shkence e re, por ngjarje të tilla mund të regjistrohen një herë në 100 vjet. Kështu përkojnë të dhënat: Në Durrës, ka qenë tërmeti i fortë i vitit 1926 me magnitudë 6.1 dhe tani pas një shekulli termeti i 26 nëntorit 2019 me magnitudë 6.3.”

Në vendin tonë janë 34 stacione sizmioligjike të vendosura në disa qytete. Ajo janë të teknologjisë dixhitale, por problemi qendron tek mirëmbajtja e tyre. Vetë shefi i Sizmiologjisë tha se në këto stacione nuk ka burim energjie rezerve. Edhe tërmeti i fuqishëm i Durrësit, nuk u mat plotësisht për shkak të mungesës së energjisë.

“Në Durrës kemi një stacion, ndërsa do ishte mirë të kishim dy. Atë ditë ka pasur shumë here ndërprerje të energjise elektrike, ndaj stacioni ka regjistruar vetëm 15 sekondat e para të termetit, më pas iku energjia. Pra nuk është matur i plotë sepse termeti vazhdoi për 30 sekonda. Ne kemi 90 për qind të stacioneve në gjithë vendin pa burim energjie rezerve (back-up) kjo ka munguar dhe vazhdon të mungojë prej vitesh”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here