Nje poezi per kujtim te Havzi Neles

0
176

Havzi Nela (1934-1988)
Në 26 prill 1967 arratiset në Kosovë. 6 maj 1967 autoritetet jugosllave dhe ato komuniste shqiptare shkëmbejnë të arratisurit reciprokë, të gjithë shqiptarë, mes tyre dhe Nela.
22 maj 1967 dënohet me 15 vite burg për arratisje. Në vitin 1975 dënohet edhe me 8 vite të tjera. Në 1986 lirohet, për t’u internuar një vit më vonë. Në vitin 1988, dënohet me varje. Trupi i varur u la i ekspozuar në Kukës.
Kriminelet e kuq urdheruan që trupi i tij mos varrosej si gjithë të tjerët. Por vertikalisht në këmbë. Kjo si pasojë e mendimeve që ai kishte kundër regjimit.
*Kur të mësoni se kam vdek
Kur të thoni ndjestë pastë
A e dini se çfar kam hjekë
Unë poeti zemër zjarrtë?
Kur të pyesni ku e kam vorrin?
Kur të kërkoni me ma gjete
Thoni Ai e urren mizorin
Thoni Dheu s’ka me e tretë.
Thoni Ai deshi jetën
Jeta n’vuajtje e dërrmoi
Thoni se ka mbrojtë të drejtën
Grusht tiranësh nuk duroi.
Thoni dritën Ai kërkoi
E vetëm dritë nuk pa me sy
Thoni për njerëzit këndoi
E për vehte mbajti zi.
Thoni se e qërroi terri
Thoni Dielli nuk e ngrohu
Thoni se e trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha “Çohu”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here