Nje i ri nga Cepuna, konverton 2 vitet e ngelura të burgut në Shqipëri

Ndalohet një shumëkërkuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Kanë qenë specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, ata që kanë ndaluar Pano Çakon 37 vjeç banor i fshatit Çepunë në Gjirokastër. Sipas argumentit të servirur nga Policia e Gjirokastrës, ndalimi i tij, u ndërmorr pasi një muaj më pare, shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër, për Çakon, ka vendosur njohjen e vendimit të huaj nr.937 datë 16.04.2007 nga ana e Gjykates B të Apelit të Athinës në Greqi. Dënimi i dhënë nga Gjykata Greke me 10 vjet burgim për veprën e mësipërme penale, konvertohet duke vendosur si masë dënimi 8 vjet burg. Vetë Çako ka vuajtur në burgun grek, afro 6 vjet dhe ndërkohë i mbeten për të vuajtur, edhe mbi dy vjet burg. Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për të njëjtën vepër penale.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment