Nje statisticiene, në krye të Forumit të Gruas në PS Gjirokastër

0
474

Forumi i Gruas Socialiste në Gjirokastër, ka organizuar zgjedhjet për kryetaren e re. Dy kanë qenë kandidaturat që kanë dalë pas një maratone seleksionuese mes disa grave intelektuale në PS e Gjirokastrës. Ato kanë qenë Albana Hasanaj dhe Martha Zhapa. Kjo e fundit, ka triumfuar me gati 100 vota diferencë ndaj kandidaturës së Hasanajt. Në votime ka marrë pjesë e gjithë anëtarësia e gruas së PS në Bashkinë Gjirokastër me të drejtë vote. Pas zgjedhjes në krye të këtij forumi, kryetarja e re Martha Zhapa, ka premtuar forcimin e rolit të gruas socialiste në vendimmarrje. Forumi i Gruas së PS, deri më sot, ka qenë në pikën më të vdekur të organizimit pasi kishte dhe numrin më të ulët të pjesmarrjes së grave në këtë forum në krahasim me degët e tjera në Qarkun e Gjirokastrës. Kjo ka bërë që PS në Gjirokastër, të shpallë zgjedhjet për kreun e ri të saj. Procesi i sotëm zgjedhor, është monitoruar nga Bledi Cuci dhe Mirela Kumbaro të dy ministra të qeverisë dhe njëkohësisht me shumë mundësi, drejtuesit e fushatës së ardhshme elektorale në Qarkun e Gjirokastrës, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here