Një virus i ri në qarkullim

0
164

Një virus i rrezikshëm me origjinë nga Kina dhe që ishte zhdukur prej 16 vitesh, mesa duket është përhapur përsëri.
Një turiste në Tajlandë është diagnostikuar me këtë virus, që nis si pneumoni dhe pasojat mund të jenë fatale. Ky lloj virusi fillon si ftohje e zakonshme dhe mund të përfundojë duke shkaktuar vështirësi të rëndë në frymëmarrje, duke u bërë potencialisht vdekjeprurës.
Gruaja e infektuar në Tajlandë ka qenë në Kinë, ku dhe besohet se është prekur nga virusi. Sëmundja u shfaq sërish në Kinë në muajin Dhjetor që sapo lamë pas. Deri tani një person ka humbur jetën dhe 41 raste të tjera janë regjistruar si të prekur nga ky virus.
Virusi i rrezikshëm shkaktoi 700 të vdekur në të gjithë botën në vitet 2002-2003 kur shpërtheu si epidemi. Origjina e këtij virusi ishte Kina edhe në atë periudhë. Më shumë se 8 mijë njerëz u infektuan në 26 vende. Zyrtarisht, Kina njoftoi “pastrimin” nga ky virus në vitin 2004. Por mesa duket është shfaqur sërish.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është në dijeni të këtij rasti, por deri tani situata nuk është në fazën e një epidemie. Megjithatë, OBSH theksoi se po përgatiten për mundësinë e një shpërthimi të virusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here